Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis inspektimi i naftës në të gjitha pikat doganore

Ka filluar inspektimi i autoboteve të naftës në të gjitha pikat doganore në Kosovë, me qëllim të kontrollit të cilësisë së naftës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, këtë inspektim e ka filluar në pikën doganore në Prishtinë, raporton KTV.

Sipas tij, ky aksion është bërë për herë të parë në Kosovë dhe përveç kontrollimit të cilësisë, ka synim që të largojë shqetësimet e qytetarëve lidhur me cilësinë e derivateve naftës.

Hasani tha se të hënën do të jepen të gjitha informatat lidhur me cilësinë e naftës së autoboteve të inspektuar gjatë ditës së shtunë.

Kryeinspektori i tregut në MTI, Lulzim Syla, tha se në tregun e brendshëm janë prezent dhe aksione të tilla do të organizojnë çdo herë kur është nevoja dhe kur dyshojnë në cilësinë e derivateve të naftës.

Shefi i ndërrimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë, Gëzim Marmullaku, bëri të ditur se për këtë inspektim janë informuar dhe, sipas tij, Dogana e Kosovës kontrollin e derivateve e bën çdo ditë.