Me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kompetencat për inspektimin e cilësisë së karburanteve të naftës iu bartën Doganës së Kosovës, me qëllim të rritjes së kontrollit në pikat doganore për naftën e importuar në Kosovë.
Në një diskutim për këtë çështja, drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha tha se bashkëpunimi i Doganës me sektorin privat është i një rëndësie të veçantë sidomos në aspekt të zbatimit të mirëfilltë të ligjit, zbatim i cili po ashtu do të mundësohet përmes laboratorëve të sofistikuar me të cilët është pajisur Dogana dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, raporton EkonomiaOnline.
Berisha theksoi se të gjitha kompanitë e shpërndarjes së naftës fillimisht duhet të jenë të pajisura me deklaratën e konformitetit dhe të cilësisë, 3% e të cilave do t’u nënshtrohen kontrollimit të cilësisë brenda ditës.
-
Kontrollin e cilësisë së naftës tani e bën dogana, i njofton bizneset për procedurat
-
Laborantët akuzojnë Doganën për kontroll jocilësor të derivateve
-
Si po kontrollohet cilësia e naftës
-
Ministrit Hasani i duket e vogël mostra 3 për qind për kontrollin e cilësisë së naftës
-
Nafta që hyn në Kosovë është me cilësi të mirë, por po prishet pasi po hyn brenda