Të enjten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur fushata informuese për liberalizimin e vizave.
Fushata informuese do të jetë edhe të premten.
Kosovarët do të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024 në zonën Schengen.
Mehdi Sejdiu, këshilltar politik i zv.kryeminsitrit Besnik Bislimi, ka thënëse qëllimi i kësaj ngjarje është marrja e informacioneve të nevojshme për të kuptuar plotësisht të drejtat në lidhje me udhëtimin në zonën Shengen.
Sipas tij, liberalizimi i vizave ka edhe rregullat që duhet të respektohen, si të mos tejkalohen 90 ditë brenda 180 ditëve, të keni pasaportë valide, qëllim të udhëtimit, mjete të mjaftueshme financiare, e gjithashtu liberalizimi i vizave nuk do të thotë e drejtë pune apo studime.
Shkeljet e rregullave të liberalizimit të vizave, mund të çojnë në pasoja serioze, përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen për deri në 5 vjet.
-
Çlirimi i qytetarëve nga barra e vizave do “të rëndojë” mbi bizneset e mërgimtarët
-
Nga sot drejt BE-së pa viza
-
Qeveria me mesazhe u tregon qytetarëve rregullat për udhëtim në Schengen
-
Nis fushata informuese për udhëtim pa viza, kërkohet që të respektohen rregullat
-
Nisin përgatitjet për zbatim të vendimit për liberalizimin e vizave