Ka nisur edicioni i 13-të i shpërblimit vjetor për gazetari të shkruar dhe letërsi “Rexhai Surroi”.
Ceremonia jo e zakonshme ka nisur në orën 17:30 dhe po mbahet në studiot e KTV-së, për shkak të rrethanave me pandeminë e koronavirusit.
Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, në fjalën përshëndetëse në emër të themeluesve të shpërblimit, foli edhe për gjendjen me pandeminë në vend e botë si dhe për krizën e vazhdueshme politike në vend.
“Dhe, virusi ka nxjerrë në sipërfaqe sërish krizën themelore të vendit: shtetin e kapur. Në të, si në sistem feudal, konflikti politik nuk është konflikt idesh, por konflikt për kontrollin e resurseve. Resurse janë paratë publike, prokuroria e gjyqësia, ndërmarrjet publike. Çdo gjë që duhet të jetë e qytetarëve, është resurs për kontrollin e të cilit zhvillohet lufta”, ka thënë Veton Surroi.
-
“Rexhai Surroi” për peshën dhe përgjegjësinë e fjalës së shkruar
-
Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2025
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Avni Spahiu
-
Surroi: Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje, do të mbajnë barrën e përgjegjësisë
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Blerim Shala (X)