Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis dimri, të dielën parashihet të ketë borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të ketë reshje bore në vendin tonë.

“Të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa, të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Artikuj të ngjashëm