Disa orë pas ultimatumit 24-orësh të Qeverisë së Shqipërisë, ambasada e Iranit në Tiranë, ka filluar të boshatisë zyrat.
Ajo që është vënë re të mërkurën nga objekti i ambasadës së Iranit është tymi që është parë në oxhaqe, shkruan “ABC News”.
Siç raportohet, diplomatët iranianë janë duke djegur dokumentet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur të mërkurën të dëbojë diplomatët iranianë, pasi ka dyshime të forta se pas sulmeve kibernetike në institucionet shqiptare, qëndron Irani.
Ndërkohë në një reagim, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, e quajti sjelljen e Shqipërisë një komplot, duke shtuar se me këtë veprim i janë bashkuar SHBA-së dhe Izraelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Diplomatët iranianë djegin dokumentet para se të largohen nga Tirana
-
Ambasadori iranian e fshin postimin për bisedimet që priten të mbahen të shtunën me SHBA-në
-
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit
-
Azerbajxhani evakuon diplomatët nga Irani për arsye sigurie
-
Ministri iranian thotë se SHBA-ja “e hodhi në erë” diplomacinë, paralajmëron përgjigje