Sot ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale në Runik, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti.
Ka nisur asfaltimi i rrugës në Lagjen "Llaushaku" që nuk ka qenë i përfshirë në projekt, mirëpo ishte premtim i kryetarit Jashari për banorët e këaj lagjeje dhe ashtu siç iu është premtuar asfaltimi i rrugës është realizuar, transmeton kp.
Skenderaj po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e saj.
Artikuj të ngjashëm