Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis asfaltimi i rrugëve në Komogllavë të Ferizajt

Në Komogllavë, fshat i Ferizajt, ka nisur asfaltimi i rrugëve. Siç tha kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, në këtë fshat do të asfaltohet mbi 20 rrugë, ndërsa vlera e punimeve kap 380 mijë euro.

Aliu tha se ky investim do t’ia kthejë rëndësinë kësaj zonë, që është ndër zonat më të bukura dhe të pasura me drunj dekorativë.

“Sot po fillojmë në rrugën ‘Mulla Ademi’, e cila ka një gjatësi prej 880 metra dhe gjerësi 4.5 metër. Në ditët në vijim do të vazhdohet asfaltimi edhe i rrugëve të tjera në këtë fshat”, ka thënë drejtori komunal i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.