Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e sotshme ka zgjedhur për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë gjyqtarin Nikolla Kabashiq, u bë e ditur përmes një njoftimi nga KGJK-ja.
Në këtë mbledhje, që u kryesua nga Nehat Idrizi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë: gjyqtarët Nikolla Kabashiq dhe Tomisllav Petroviq.
Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi gjyqtarin Nikolla Kabashiq për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
-
KGjK nuk e miratoi dorëheqjen e Nikolla Kabashqit
-
Rasti Ivanoviq, Kabashiq jep dorëheqje
-
Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor
-
Betimi për Drejtësi: KGJK-ja propozon shkarkimin e Stevanoviqit dhe Kabashiqit
-
Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, 83 lëndë nga Themelorja në Mitrovicë barten në gjykatat tjera