Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza e ngritur pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, është e para aktakuzë në mungesë.
I akuzuari thuhet se ka qenë pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë dhe ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar.
“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime thuhet se i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës
-
Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë
-
Aktakuzë ndaj një serbi për dhunimin e një shqiptari gjatë luftës në Kosovë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë