Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga sot, pa qarkullim trenash Prishtinë – Pejë

Në Kosovë nga sot, e enjte, 3 gusht do të ndërpritet qarkullimi i të gjithë trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit. E vetmja linjë hekurudhore që do të mbahet në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Ndërprerja e këtyre linjave, po bëhet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, thonë përfaqësues të hekurudhave të Kosovës.