Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se nga sot lejohet zyrtarisht veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, kjo shoqatë ka njoftuar se subjektet që menaxhojnë këto veprimtari, janë të obliguara të caktojnë një apo më shumë persona pëegjegjës për të kontrolluar posedimin e një prej dëshmive të kërkuara me vendimin e ri.
“Nga sot, me datë 7 mars 2022, zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale. Subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve.