Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nga muaji shtator pritet të nisë me vlerësimin e performancës së mësimdhënësve të Kosovës.
Në një përgjigje me shkrim për gazetën, kabineti i ministrit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se MASHT-i është në përfundim të përgatitjeve të nevojshme për të nisur me këtë vlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përmes vlerësimit të performancës së mësimdhënësve po synohet ngritja e cilësisë në arsimin parauniversitar, por edhe për të parë çalimet eventuale të mësimdhënësve. Për mësimdhënësit që nuk tregojnë performancë të mirë gjatë këtij vlerësimi, MASHT-i ka paralajmëruar edhe ndëshkime.
Për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe këtë paralajmërim do ta përkrahë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se nuk mund t’u dalin në mbrojtje atyre që nuk janë të suksesshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
MASHT-i synon që më 2018 të nisë vlerësimi i performancës së mësimdhënësve
-
SBASHK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit
-
MASHT-i rrit numrin e inspektorëve të arsimit që do të merren me vlerësimin e mësimdhënësve
-
Performanca e 217 mësimdhënësve nën llupë
-
Nga 1 shtatori nis vlerësimi mësimdhënësve