Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) po planifikon që prej muajit shtator të këtij viti në shkollat fillore në Kosovë të ketë profilizim të mësimdhënësve prej klasës së parë deri në të pestën.
Secili prej mësimdhënësve do të jetë i profilizuar për një klasë të këtyre niveleve, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë iniciativë MASHT-i ende nuk e ka pilotuar në ndonjë shkollë, e që njohësit e arsimit shprehin dyshime se një hap i tillë do të mundë të jetë një eksperiment i radhës.
Këshilltari i ministrit, Valmir Gashi, nuk ka treguar përse nuk është pilotuar në ndonjë shkollë kjo iniciativë, por ka shprehur bindjen se një hap i tillë synon të ngrejë cilësinë në arsim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)