Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga Presidenca mohojnë se Dakës iu ofrua mirënjohje

Zëvendësshefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati, ka thënë se presidentja nuk i ka ofruar asnjë dekoratë ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës është raportuar se në takim Osmani i ka ofruar Dakës mirënjohje.