Policia e Kosovës që nga nesër do të punojë me orar të zgjatur.
Nga tetë orë punë sa kishin punuar deri sot, nga nesër, ditë e premte, do të punojnë dymbëdhjetë orë.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja, angazhon zyrtarët policorë në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia me aksion në dy zona të Kosovës
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
-
Sveçla: Po shqyrtohet ulja e moshës në 55 vjeç të pensionimit të parakohshëm në Polici
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim