Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë, ndërsa do të rriten dukshëm temperaturat maksimale, duke shkuar në 35 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës a bërë thirrje për kujdes nga rrezet e diellit nga ora 10 deri më 17. Moti kryesisht do të jetë me diell me përjashtim të ditës së martë kur pritet të ketë vranësira.
“Java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale. Do të ketë shumë orë me diell e vranësira të pakta, përjashtuar ditën e martë ku do të ketë vranësira më të dendura e do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende”, është thënë nga Instituti.
-
Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë
-
Moti kryesisht i nxehtë gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë
-
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
-
Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme i nxehtë, temperaturat deri 36 gradë Celsius
-
Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme me diell e relativisht i qetë