Në prag të festave Kosova importon rreth 108 tonë mjete piroteknike
Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera në muajin dhjetor fillon blerja dhe shitja e mjeteve piroteknike në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës të siguruara nga Kallxo.com ato kryesisht importohen nga Kina dhe këtë vit ka pasur dukshëm rritje të importit të tyre.
Por sipas këtyre të dhënave po del të jetë se interesi për fishekzjarrët ka rënë dhe se është rritur për mjete të tjera që janë piroteknike.
Që nga fillimi i vitit janar 2018 deri më 12 dhjetor të këtij viti janë importuar mbi 108 mijë kilogramë mjete piroteknike të cilat kanë kushtuar rreth 111 mijë euro me vlerë doganore, ndërsa në vitin 2017 në total kanë qenë rreth 45 mijë kilogramë me vlerë doganore 62 mijë euro.
Sa i përket produkteve të cilat janë importuar në vitin 2018 del se numri i fishekzjarrëve është më i vogël se në vitin 2017 më rreth 39 mijë kilogramë, ndërsa mjetet e tjera janë mbi 69 mijë kilogramë.
Edhe
476 mijë kilogramë mjete piroteknike u importuan sivjet
Në vitin e kaluar importi i fishekzjarrëve ka qenë me rreth 44 mijë kilogramë dhe mjete të tjera me vetëm 735 kilogramë.