Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm nga muaji janar e deri më tani janë raportuar 1109 raste të dhunës në familje. Megjithatë, ajo ka theksuar se ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që raste të tilla të mos neglizhohen.
“Vetëm prej janarit e deri tani raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar janë 1109 pra vetëm brenda kësaj periudhe, por shqetësimi kryesor i imi lidhet me atë që ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen dhe duke pasur parasysh rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje, po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e sigurisë por edhe drejtësisë për këto raste, Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe me gjykatat në mënyrë që rastet e tilla të mos neglizhohen”, ka thënë Haxhiu. /ksp
-
Haxhiu: Do të ketë dënime plotësuese për fajtorët për dhunë në familje dhe seksuale
-
“Alarmante shifrat e dhunës në familje”, Haxhiu: Deri tani asnjë dënim maksimal për dhunuesit
-
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, dy të dyshuar në mbajtje
-
Ministrja Haxhiu ankohet për dënimet e buta për dhunuesit e grave
-
Kritikohet pandëshkueshmëria për dhunën në familje