Nuk është lajm 1 prilli. Në këtë datë një depoist i Qeverisë ka nisur karrierën diplomatike në një gradë të nivelit të lartë - sekretar i parë, shkruan sot Koha Ditore.
Me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga dita e parë e këtij muaji Xhelal Gega është bërë anëtar i Shërbimit të Jashtëm. Ai është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Pragë të Çekisë. Vendimi për këtë është marrë të njëjtën ditë kur Gega është graduar si diplomat.
Gega ka qenë militant dhe anëtar i forumeve lokale të Partisë Demokratike, zëvendëskryetar i të cilit subjekt politik është ministri Hoxhaj. Ai është nga Suhareka, po sikurse ministri. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë refuzuar të tregojnë nëse gradimi është diktuar nga rrethanat e kësaj afërsie të Gegës me Hoxhajn.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”