Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka diskutuar për raportet e performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.
Adem Ahmetaj nga Njësia për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike, ka thënë se performanca e ndërmarrjeve nuk ka qenë e kënaqshme gjatë vitit 2015-2016.
Sipas tij, nga 16 ndërmarrje publike vetëm 6 kanë përmbyllur vitin me bilanc pozitiv, ndërsa 10 të tjera me humbje.
Ahmetaj ka thënë se në performanca e KEK-ut ka pasur një rritje nga viti 2015 në vitin 2016, ndërsa sa i përket Telekomit ajo ka pasur humbje.
Në sektorin e ujërave, sipas tij, problemin më të madh e kemi tek humbjet e ujit, të cilat janë rreth 56 për qind.
Deputeti Dardan Sejdiu, nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ka pyetur se çfarë do të ndërmerrni për ndërmarrjet publike përkatësisht për bordin kur vinë opinione problematike të auditorit.
“Unë po të isha në vendin e juaj do të bëja një krahasim mes Telekomit dhe IPKO. IPKO ka rritje në të ardhurat vjetore, i ka 70 milionë euro. Ndërsa të ardhurat para interesit dhe tatimit i ka 29 milionë euro. Telekomi i ka 58 për qind të tregut dhe ka vetëm 6 milionë euro më shumë të hyra. Një kompani me 37 për qind të tregut siguron 70 milionë, ndërsa Telekomi me 60 për qind ka të hyra përafërsisht njëjtë sa një kompani që ka 37 për qind dhe gjeneron 31 milionë euro humbje”, ka theksuar Sejdiu, raporton "Koha Ditore".
Edhe
“Shumica e ndërmarrjeve publike operojnë me humbje e kanë mbingarkesë të stafit”
Sa i përket KEK-ut, ka thënë se edhe pse i fiton 11 milionë euro në vit, nuk e kemi konsultuar për ndërtimin e gjeneratorit të ri.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nëse nuk ka një strategji të mirëfilltë për menaxhimin e ndërmarrjeve publike. “Ne do të dalim se jemi të paftë për menaxhimin e tyre”, tha ajo.
Kusari Lila ka thënë se sipas raporteve shihet se ka rritje të punëtorëve dhe rënie të performancës. “Të gjithë e dimë se ka ndërhyrje të politikës dhe punësime të porositura. Por si i arsyetoni ju këto dhe a ka rekomandime për politikat e punësimeve në këto ndërmarrje”, ka theksuar ajo.
-
Ekspertët thonë se dalja në treg të hapur të energjisë do ta rëndojë gjendjen financiare të NP-ve
-
Rizvanolli: E çuditshme se si ndërmarrjet publike nuk u audituan me vite - Trepça për 10 vjet
-
Mustafa: 59% e kapaciteteve të ujit humb në rrjet
-
Rizvanolli: Opozita s`voton marrëveshjet as për komunat ku vetë qeverisin