Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 15 qershori ulen tarifat roaming mes Shqipërisë e Kosovës

Foto: Koha / ilustrim

Tashmë ulja e tarifave roaming të telefonisë celulare me Kosovën është zyrtare.

Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare miratoi të premten masat e propozuara në muajin mars, së bashku me vendimet përkatëse për rregullimin e tarifave roaming për të tre operatorët e telefonisë celulare në vend.

Nga data 15 qershor, tarifa tavan që përdoruesit shqiptarë do të paguajnë për roaming-un në Kosovë do të jetë 28.5 lekë për minutë thirrje dalëse, 6 lekë për minutë për thirrje hyrëse, 9 lekë për mesazh të shkruar dhe 26.4 lekë për megabyte internet.

Të njëjtat tarifa do të aplikohen për përdoruesit kosovarë në Shqipëri.

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2021, parashikohet që të gjitha tarifat roaming mes dy vendeve të eliminohen plotësisht dhe përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri dhe Kosovë do të paguajnë në roaming tarifa të njëjta me ato që paguajnë brenda vendit.

Edhe Nga 15 qershori ulen tarifat e shërbimeve telefonike mes Shqipërisë e Kosovës Arbëri Nga 15 qershori ulen tarifat e shërbimeve telefonike mes Shqipërisë e Kosovës

AKEP ka hedhur për konsultim publik dokumentin përkatës, sipas të cilit niveli i tarifave dhe etapat do të jenë të njëjta si me Kosovën.

Miratimi i rregullimeve pritet të bëhet pas datës 8 qershor, ndërsa që nga 1 korriku përdoruesit shqiptarë do të paguajnë tarifa më të ulëta për roaming në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë./dita