Nesër, më 18 gusht, në orën 18:00 në lokalin MIQT Pub në Prishtinë do të mbahet takimi përmbyllës nga iniciativa DiasporaFlet nëpër Kosovë.
Në takimin DiasporaFlet n’Prishtinë do të diskutojmë rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të profesionistëve të diasporës dhe të rinjve në vendin tonë me folësit e ftuar: Aneta Mihali Xhiku dhe Mikra Krasniqi, të cilët do të ndajnë me ne përvojën e tyre dhe do të diskutojmë rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, thuhet në njoftimin e Gremin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga emigrimi me familje në SHBA, para dy dekadave, Aneta Mihali Xhiku ka punuar në arsim si mësuese shkencash, në fushën ligjore si menaxhere e të drejtës intelektuale, si dhe u angazhua me Departamentin e Shtetit amerikan dhe kontribuoi në agjenci të ndryshme si përkthyese e gjuhës shqipe. Në viti 2005, ajo bashkëthemeloi dhe drejtoi shkollën e parë shqipe "Mësonjetorja" në zonën e Washington DC dhe qysh atëherë ka organizuar aktivitete të shumta me komunitetin shqiptar në Amerikë. E sapokthyer në atdhe, Aneta ka nisur të punojë në Shqipëri e Kosovë me projekte zhvillimi. Gjithashtu, ajo u angazhua edhe në fushën e shkrimeve.
Ndërsa, Mikra Krasniqi është ekonomist në departamentin ekonomik të qeverisë së shtetit të Maryland në SHBA. Në këtë pozitë, Mikra është i ngarkuar me menaxhimin dhe drejtimin e një sërë projektesh rreth ekonomisë së rajonit dhe me gjerë. Para se të angazhohej në qeveri, Krasniqi kishte kaluar mbi 8 vjet në sektorin privat dhe në fushën e zhvillimit ndërkombëtar në organizata si: Banka Botërore, Korporata Ndërkombëtare Financiare, Oda Ekonomike Amerikane në Washington DC, etj. Studimet universitare e postuniversitare i përfundoi në Universitetin George Mason dhe Universitetin e Harvardit në Boston.
Përmes këtyre takimeve, Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të afrojë të rinjtë nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë. Këto takime kanë për qëllim të njoftojnë nga afër të rinjtë nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.
Takimi DiasporaFlet n’Prishtinë përkrahet nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office (FES).