Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër tri interpelanca të kryeministrit para deputetëve

Kuvendi i Kosovës nesër, nga orën 11, vazhdon seancën me një rend të ditës, në të cilën prite që kryeministri Ramush Haradinaj të dalë para deputetëve në tri interpelanca, të shtyra me ditë e javë.

Sipas njoftimit nga Kucendi i Kosovës, në rend të ditës do të jenë:

1. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

2. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

3. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

Edhe Kryeministri Haradinaj në tri interpelanca Arbëri Kryeministri Haradinaj në tri interpelanca

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, dhe

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.