Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të re, ku do të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës.
Seanca e re pritet të nisë të premten me fillim prej orës 14:00 me këto pika të rendit të ditës.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-021 mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-026 për azil,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-036 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të huajt,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-029 mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-037 për metrologji,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 06/L-041 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-031 për pajisjet nën presion,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-039 për shërbimin gjeologjik të Kosovës.