Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Prishtinës do të fillojnë nesër, më 23 korrik, punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri (kryeqytet)
Varrezat hebraike në Arbëri datojnë nga shekulli i 19-të dhe përfshihen në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga Qeveria e Kosovës. Punimet që do t’i implementojë projekti përfshijnë identifikimin dhe dokumentimin e historisë së pranisë hebreje, zbukurimin dhe rigjenerimin e zonës përreth, si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare.
Ky aktivitet është pjesë e projektit Dialogu Ndërkomunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.
Sipas paralajmërimit, ky aktivitet do të nisë nesër, nga ora dhjetë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë vendës e ndërkombëtarë.
-
Rivitalizimi i varrezave hebraike fuqizon mozaikun e kryeqytetit
-
Fillon revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike
-
Institucionet e trashëgimisë i kërkojnë Komunës që të mos punojë pa leje te rruga “Agim Ramadani”
-
Komuna e Prishtinës kujtohet për leje të “Ishullit...”, por ia huq adresës
-
Nis restaurimi i ndërtesës që do të jetë Qendra Kulturore Hebraike