Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër në Koha Ditore: Në ndjekje të policisë

Sfidat e Policisë përball korrupsionit, vënia në pikëpyetje e funksionimit dhe kontrollimit të brendshëm të këtij institucioni dhe skandalet e pandëshkuara janë problemet që shtrohet në kryetemën e së dielës në “Koha Ditore”. Nuk mungojnë as shkrime të tjera interesante nga rubrikat e përjavshme të gazetës.

“Në ndjekje të policisë” është titulli i temës kryesore të së dielës në “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkrimi kryesor flet për korrupsionin brenda policisë, që po sfidon funksionimin e këtij institucioni, arsyet e rënies së besueshmërisë ndaj forcave të rendit e skandalet e pandëshkuara të zyrtarëve të saj.

Për temën e së dielës lexoni kolumnën e Brikenda Rexhepit “Krim(b)i në Polici”.

Në intervistë, hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, flet për dyshimet për korrupsion ndaj njerëzve që kryejnë hetimin e krimeve ekonomike.

Reportazh sjell katër vajzat e po aq djemtë, e katër gjeneratave të ndryshme të shkollës “Minatori” në fshatin Vllasali të Novobërdës.

Në faqet e botës mund të lexoni për “qytetin katalonjas të pavarësuar nga Spanja” dhe shkollat për burra në Sierra Leone, përmes së cilave po luftohet dhuna në familje.

“7 shkronjat” e artistit multimedial, Shuk Orani, sjellin idetë e tij për realitetin e ri dhe fantazinë artistike.

“Ushtria Çlirimtare e Çamërisë” është fejtoni i radhës autores britanike Miranda Vickers.

Kosovarçe sjell trendin e tregtisë me vello e fustane nusërie në rrjetet sociale.

“Aktorja e pakapërcyeshme për rolet kryesore” dhe “Prej rrugës së suksesit në Shqipëri deri te mundimet në Izrael” janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Nga Peja në “Monument” vjen historia e arkitektura e kullës së Lidhjes së këtij qyteti, me “Besa-Besë".

“Adea, futbolliste e mirë e basketbolliste edhe më e mirë” dhe “Goli që solli festë, dhunë, fitore dhe në fund u anulua” janë dy nga shumë shkrimet interesante ne faqet e sportit.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.