Korrupsioni është duke e sfiduar Policinë e Kosovës. Viteve të fundit është venë në pikëpyetje roli dhe funksioni i kontrollit të brendshëm të këtij institucioni për luftimin e korrupsionit.
Dyshimet për korrupsion të policëve të trafikut deri te akuzat për përfshirje të zyrtarëve të lartë policisë në mbylljen e qëllimshme të hetimeve duke marrë si kompensim shuma të majme të parave janë disa nga rastet e bëra publike vitin e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës është duke u sfiduar fuqishëm edhe për punën e saj profesionale. Më shumë se gjysma e kallëzimeve penale që Policia e Kosovës dorëzon në Prokurorinë e Shtetit rrëzohen nga prokurorët. Shumica prej tyre janë kallëzime të përgatitura dobët dhe pa prova të mjaftueshme, që do të dëshmonin dyshimin e arsyeshëm për mundësinë që dikush mund këtë kryer vepër penale.
Hetime që hetuesit policorë nisin vetëm me letra anonime pa bazë të mirëfilltë që dikush ka kryer veprim kriminal kanë ngritur dyshimet se kjo instancë nis këto hetime më shumë për të shantazhuar persona të caktuar sesa për të vendosur drejtësi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.