Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet nesër me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë.
Takimi zhvillohet në kuadër të Samitit të BE-së me shtetet arabe, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë të rajonit, BE-së dhe shteteve arabe.
Ndonëse nuk ka informacione mbi temat e diskutimit, pritet që në takim kryeministri grek të ngrejë çështjen e marrëveshjes së detit midis dy shteteve. Të drejtat e pakicës greke dhe procesi integrues i Shqipërisë në BE, pritet të diskutohen gjithashtu nga dy kryeministrat.
Ndryshe, ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë brenda pak muajsh, që kur Mitsotakis mori drejtimin e Qeverisë së Greqisë./TCh
Artikuj të ngjashëm
-
Rama nesër në Athinë nën masa të rrepta sigurie
-
Rama e-Mitsotakis pajtohen për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, nuk jepen detaje për kufirin
-
Rama në Athinë, deti dhe minoriteti në fokus
-
Rama nesër në Athinë, Greqia iu rikthye Marrëveshjes së Detit të 2009 si kusht
-
Për votën në BE, Mitsotaqis i kërkon Ramës pronat dhe vetëdeklarimin e minoritetit grek