Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër mot me shi, e pasnesër me diell e vranësira të shpërndara në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të mbretërojë mot me shi, kurse pasnesër me diell e vranësira të shpërndara.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius. Të enjten do të vijoj mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.