Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër hapet panairi i parë i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri “Vjena 2018”

Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se nesër në Vjenë do të organizojë panair njëditor, në të cilin bizneset shqiptare në këtë vend do të prezantojnë punën dhe produktet e tyre.

Kjo është hera e parë që bizneset shqiptare prezantohen së bashku para publikut në kryeqytetin austriak.

Panairi për vizitorë do të hapet nesër në ora 10:00, mirëpo hapja zyrtare do të bëhet në ora 11:00.

Punën e tyre do ta prezantojë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.

Si pjesë e panairit do të jetë edhe libri / katalogu, ku do të prezantohen firmat pjesëmarrëse të panairit, i cili do t’u shpërndahet vizitorëve.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri dhe njëkohësisht kryetari për Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se “Kjo është hera e parë që rrjeti i biznesit në Austri organizon panair. Kjo është një mundësi e mirë që bizneset që janë pjesë e rrjetit të prezantojnë punët dhe aktivitetet e tyre. Gjithashtu është mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë që t’i vizitojnë firmat shqiptare dhe të njihen me veprimtarinë e tyre”.

Edhe Nesër në Prishtinë hapet Panairi i Punës Arbëri Nesër në Prishtinë hapet Panairi i Punës

Interesimi ka qenë shumë i madh prej firmave për pjesëmarrje në panair.

Panairi do të mbyllet në ora 16:00h.