Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër Faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinorë në Komunën e Prishtinës

Nesër, ditën e enjte më 23 gusht do të filloj faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinorë në Komunën e Prishtinës, kanë bërë të ditur nga kjo komunë nëpërmes një komunikate.

Gjatë kësaj faze, sipas Komunës së Prishtinës, do të dezinsektohet një sipërfaqe prej 6200 hektarë, ku do të përfshihen edhe zonat rurale, transmeton koha.net.

Dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:

23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;

24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;

Edhe ​Sot nis faza e pestë e dezinsektimit në Prishtinë Arbëri ​Sot nis faza e pestë e dezinsektimit në Prishtinë

25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;

27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe

28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;

Edhe Sot nis dezinsektimi për herën e gjashtë në Prishtinë Arbëri Sot nis dezinsektimi për herën e gjashtë në Prishtinë

Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu, duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Apelojmë tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.