Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër e pasnesër në Kosovë, mot me diell e vranësira

Foto: Koha / ilustrim

Sipas Iinstitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Gjithashtu, në njoftimin e këtij instituti thuhet se në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme. Vranësirat gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu, transmeton Koha.net.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

 

17.04.2019

18.04.2019

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Prishtinë

2

14

4

13

Pejë

4

15

4

13

Prizren

4

15

5

15

Podujevë

2

14

3

13

Ferizaj

2

14

4

12

Gjilan

2

15

4

14

Gjakovë

4

16

6

15

Mitrovicë

2

15

3

13

Artikuj të ngjashëm