Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër e pasnesër, mot i mirë me diell

Gjatë dy ditëve të ardhshme, më 3 dhe 4 shkurt, do të mbajë mot kryesisht i mirë, me temperatura deri në 18 gradë Celsius gjatë ditës.

Minimalet do të lëvizin nga -3 gradë Celsius deri në 0, ndërkohë maksimalet nga 13 gradë Celsius deri në 18.

“Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.