Të mërkurën dhe të enjten (23 dhe 24 mars) do të mbajë mot me diell në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.
Temperaturat do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në komunikatën e IHK-së.
Të mërkurën bëhen 72 vjet nga themelimi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë.