Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit.
Dita e zisë është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sabit Tmavës.
Në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Duhël, ku kanë humbur jetën tre të rinj, dy nga Komuna e Lipjanit dhe një nga Prishtina, transmeton kp.
Siç njofton Komuna e Lipjanit, anulohen të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen nesër.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia heton vdekjen e një personi në Lipjan
-
Dy të vdekur në një aksident në Llapushnik, në gjendje të rëndë edhe një 19-vjeçar
-
Humb jetën një e re pas një vetaksidenti në Komoran
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit