Organizata joqeveritare Germin organizon diskutimin virtual më 30 qershor 2017 duke filluar nga ora 17:00 (GMT+2), për të diskutuar rreth sigurimit kufitar për mërgimtarët.
Çdo vit, bashkatdhetarët, të cilët hyjnë në territorin e Kosovës me targa të huaja, duhet të paguajnë sigurim kufitar shtesë për automjetet e tyre sepse Kartoni i Gjelbër nuk iu vlen në Kosovë. Andaj, për të hapur një debat më të gjerë rreth kësaj teme, panelistët do të diskutojnë se si mërgimtarët e shohin taksën kufitare për automjete, çfarë mund të ndryshohet në këtë drejtim? Cilat janë alternativat rreth sigurimit kufitar dhe kush po përfiton nga situata e tanishme?
Ky takim virtual realizohet në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon të krijojë bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve fillimisht në Kosovë dhe të krijojë mekanizma për përfshirjen e diasporës në proceset politikëbërëse.
Takimi është publik dhe mund të ndiqet direkt në Youtube më datën 30 qershor 2017 duke filluar nga ora 17:00 https://www.youtube.com/watch?v=rZyfJGOqXVI.
Kjo iniciativë është financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të Jashtme daneze (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
{gallery}
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën
-
Nga 1 qershori aviokompanitë përfitojnë 3 deri në 6 € për secilin mërgimtar që e sjellin në Kosovë
-
Vota e diasporës po shtohet pas çdo cikli zgjedhor
-
Osmani: Interesimi i bashkatdhetarëve për Kosovën, më i madh se për vendin ku jetojnë
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor