Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër, ceremonia e pranimit të detyrës nga presidentja Osmani

Një varg aktivitetesh janë paraparë për të martën, në kuadër të ceremonisë për pranimin e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Sipas agjendës së nisur nga Zyra për Informim, ceremonia do të nisë në orën 10:00 me arritjen e Osmanit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të ta mbyllur në orën 17:00, kur do të presë komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rahman Rama dhe gjeneralë të tjerë.

Gjatë ditës së parë në zyrë, Osmani do të presë edhe xhudistët kampionë nga Peja.

Osmani u zgjodh të dielën presidente e vendit.

Artikuj të ngjashëm