Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nesër do të ketë jnë ceremoni komemorative për policin Izet Demaj, që u vra dje në Istog në krye të detyrës.
Demaj u vra gjatë parandalimit të plaçkitjes në një bankë në Istog, me ç’rast është vrarë edhe grabitësi e janë arrestuar dy të tjerë, transmeton Koha.net.
“Agjenda e ceremonisë komemorative për zyrtarin policor Izet Demaj, e cila mbahet nën patronatin e Policisë së Kosovës, nesër, më 29.12.2018, Istog-Koshare”, thuhet në komunikatë.
Agjenda e nesërme është si më poshtë:
Ora 11:00 - nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,
Ora 13:30 - arritja e arkivolit në Koshare,
Ora 13:30 -14:00 – homazhe,
Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,
Ora 14:30 - ceremonia e varrimit.