Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të policit Izet Demaj

Me nderime të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit policit 42-vjeçar, Izet Demaj, i vrarë pasditen e së enjtes, nga një grabitës në qendër të Istogut.

Ai u varros në varrezat e dëshmorëve në Koshare, vend në të cilin 19 vjet më parë luftoi për lirinë e Kosovës, si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, raporton KTV.

Nën përcjelljen e Gardës Ceremoniale të Policisë së Kosovës, arkivoli me trupin e Demajt u bart nga shtëpia e tij në Vrellë të Istogut për në kompleksin e Koshares.

Qytetarë të shumtë iu bashkuan kortezhit.

Për më shumë se gjysmë ore, familjarë, zyrtarë shtetërorë, kolegë e qytetarë të shumtë bënë homazhe para trupit të policit të ndjerë.

Edhe Gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të policit Izet Demaj Video Gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të policit Izet Demaj

Familjarët, vështirë e përballuan lamtumirën e fundit me Demajn.

Valza Demaj, e vajza e vogël e Izet Demajt, tha se ajo dhe motra e saj do të rriten me shpresën që Kosova të jetë e sigurt.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se polici Demaj i dha nder shtetit jo vetëm në uniformën e policisë, por edhe si ushtar i lirisë.

Ai shtoi se rasti i Demajt është porosi e qartë që nuk guxojnë kurrë t’i lënë policët vetëm.

Edhe Arkivoli i policit Demaj niset për te varrezat e dëshmorëve në Koshare Arbëri Arkivoli i policit Demaj niset për te varrezat e dëshmorëve në Koshare

Për të nderuar Izet Demaj, e shtuna ka qenë ditë zie në Kosovë.

Demaj ka lënë pas vetes gruan dhe dy vajza.