Ndërhyrjet politike, punësimet me diktat të partive e stresi me të cilin ballafaqohen punonjësit janë rrëfyer nga nëpunësi i Kuvendit, Fehmi Pireva.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura ndër vite, përfshirë rastin tragjik kur një punonjës i këtij institucioni vdes në vendin e punës, Pireva që është zyrtar i lartë ndërlidhës me agjencitë e pavarura, i ka përmbledhur në romanin me titull “Nëpunësi i Kuvendit”.
Në intervistën për emisionin “60 minuta” në KTV, ai ka treguar edhe rastin kur është ftuar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit në vitin 2012, me kërkesën që të realizojë intervistë me drejtorin e KEK-ut, me pyetjet që i janë përpiluar nga këshilltarët e tij.
“Elon Krasniqi e përfaqëson autorin. Është një rrugëtim i imi prej KQZ-së deri te Kuvendi i Kosovës. Kjo zë vend në disa kapituj të këtij romani dhe ne kemi tërhequr vërejtjen që ky sistem duhet tu jap shansë të diturve dhe të mos implikohet politika dhe hierarkitë e ndërtuara mbi baza politike, që neve të na mbesin jashtë njerëzit e ngritur profesionalisht, dhe të na vijnë njerëzit që nuk janë të përgatitur dhe në sajë të përkrahjes politike që gëzojnë, që t’i kemi sot në administratë”, ka thënë Pireva.
Sipas tij, në Kosovë duhet të vihet rendi i vlerave, të cilat duhet të kalohen në procese të konkursit.
“Duhet të ketë një rend të vlerave, ku vlerat duhet të vihen në pah dhe të kalohen në proces të konkursit. Kjo në njëfarë mënyrë e degradon dhe e demotivon punën e shërbyesve civilë. Kjo e ulë motivin e punës të çdo shërbyesi civil që gjendet në institucione të shtetit. Ka qenë interesa politike që të shfrytëzohet puna përmes shërbyesve civilë. Shërbyesit civilë shfrytëzohen për qëllime politike”, ka thënë Pireva.
Edhe
Një zyrtar i Kuvendit denoncon ish-kolegun për presion edhe pas pensionimit
Ai po ashtu ka folur për pozitat në Kosovë të cilat janë me mandat të përhershëm, duke thënë se duhet të rirregullohet korniza ligjore që të mos ketë më pozita të tilla.
“Ky roman e përmban këtë mesazh, e ka këtë thelb sepse administrata është motori i krejt angazhimeve brenda një institucioni për të ndërtuar një produkt profesional në shërbim, psh të deputetëve, komisioneve dhe trupave që ekzistojnë. Ka nevojë të zvogëlohet në maksimum ndikimin i politikës në administratë. Ne kemi tërhequr vërejtjen që administrata e Kuvendit dhe institucioneve duhet të lirohen sa më parë prej ndikimeve politike, para politikës ose prapaskenave. Çdo ndikim i jashtëm do të dëmtojë rëndë funksionimin e institucioneve”, ka thënë Pireva.
-
Kriza e funksionimit të shtetit dhe zgjidhja përmes Kushtetueses - sot me Flamur Hysenin në “60 Minuta”
-
Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi
-
LVV: Të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje
-
Republika në krizë të brendshme – Krizë përfaqësimi, arrogancë politike dhe degradim i parlamentarizmit në Kosovë