Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëntë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusti në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, të hënën janë regjistruar edhe 321 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 1446 mostrave.

Deri tash në Shqipëri kanë vdekur 527 persona si pasojë e virusit. Janë 9629 raste aktive, ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 21 523 raste pozitive.