Nëntë raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq asnjë person nuk është raportuar i vdekur.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë tetë persona janë konfirmuar të shëruar.
MSH-ja ka bërë të ditur se janë testuar 1.648 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.