Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka nënshkruar Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian.
Përmes një njoftimi për media nga kjo ministri, theksohet se kjo e bën Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian.
“Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
MSh nënshkruan marrëveshje me UNOPS-in për prokurime ndërkombëtare
-
Kosova pranon kredi prej 35 mln eurove për mbështetje të sektorit shëndetësor pas pandemisë
-
Nënshkruhet marrëveshja për asistencën makro-financiare me BE-në në vlerë 100 mln €
-
46 milionë euro kredi për “Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën”
-
Kosova nënshkruan dy marrëveshje me BE-në, njëra për programin Dogana e tjetra për atë Fiskal 2020