Ministri në largim i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi dhe Leah Soroka, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.
MBPZHR thotë se ky projekt është një nga hapat më të mëdhenj për avancimin e mëtutjeshëm të bujqësisë në vend.
“Bazuar në këtë marrëveshje IFC-ja do ta këshillojë Ministrinë në zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të sigurimit për bujqësi që është transparent, i qëndrueshëm dhe financiarisht i zbatueshëm, për ta përmirësuar konkurrueshmërinë në tregun gjithnjë e më të integruar të mallrave” thuhet në komunikatën e MBPZHR-së.
Ministri në largim i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka thënë se po fillojnë për herë të parë zhvillimin dhe implementimin e sistemit të sigurimit të prodhimtarisë bujqësore në vend.
“Fermerët kosovarë kanë pësuar humbje të mëdha të shkaktuara nga faktorët klimatikë dhe rreziqet tjera në prodhimtarinë bujqësore si p.sh. sëmundjet dhe dëmtuesit.. MBPZHR me përkrahjen e IFC do ta zhvilloj dhe implementoj sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore për ta mbrojtur punën e fermerëve dhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet e prodhimit ose cilësisë, dhe për ta rritur qasjen në financa në sektorët konkurrues për ta ndihmuar shtytjen e rritjes ekonomike" tha ai.
Kjo nismë është duke u drejtuar nga Projekti i Agro-Financimit për Evropën dhe Azinë Qendrore i IFC-së, në partneritet me Ministrinë e Financave e Austrisë dhe Bankën Hungareze Eksport-Import.
Edhe
Kosova bëhet me sigurime bujqësore
“Bujqësia është punëdhënës kryesor globalisht,” ka thënë Leah Soroka, Menaxhere e Programit të IFC-së për Agro-Financim për Evropën dhe Azinë Qendrore.
“Sigurimi për bujqësi ndërton besim për institucionet financiare për sa i përket huadhënies për bujqësi, pasi që bujqit kanë ndërmarrë masa paraprake të sigurisë për ta mbrojtur biznesin e tyre, andaj është komponentë esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe forcimin e sektorit financiar. IFC-ja do të ofrojë aftësi teknike dhe trajnime për të krijuar një mjedis të fuqishëm dhe të përshtatshëm, sisteme të forta të te dhënave dhe produkte të sigurimit për t’i mbrojtur fushat më profitabile, si dhe për ta rritur produktivitetin dhe profitabilitetin në Kosovë.”, ka thënë ajo.
-
Sigurimet bujqësore pritet të fillojnë në muajt e parë të 2018-ës
-
Pacolli: Bujqësia prioritet, mbështetje më e madhe për fermerët në mandatin e ardhshëm
-
Qeveria synon fond të veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore
-
Mustafa: Bashkëpunimi rajonal dhe avancimi i reformave në bujqësi, prioritet për MBPZHR-në