Prishtinë, 30 janar - Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë u nënshkrua sot Granti i ri 2019-2021 “Fuqizimi i kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë” në mes Fondit Global për AIDS, TB dhe Malarie, Fondit për Zhvillim Komunitar në Kosovë si marrës kryesor dhe Mekanizmit Koordinues për Programet TB dhe HIV në Ministri të Shëndetësisë.
Granti arrin vlerën 1.527. 522. 00 euro dhe do të jetë mbështetje në shumë fusha që prekin kontrollin e TB në Kosovë, e sidomos në kujdes dhe në parandalim të përhapjes, në detektimin e hershëm të rasteve me TB, përforcimi i diagnostikimit me metoda të avancuara, duke çuar kështu në uljen e rasteve me TB në nivel evropian.
Granti u nënshkrua nga Dr. Ali Berisha, kryesues i MKK-së dhe njëherësh zëvendësministër i Shëndetësisë, znj. Nermin Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive e CDF dhe Dr. Shaip Krasniqi përfaqësues i organizatave të shoqërisë civile në MKK si dhe përfaqësuesve nga Fondi Global për AIDS, TB dhe Malarie.
-
Marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë rreth dy milionë euro për menaxhimin e COVID-19
-
121 raste me tuberkuloz në tremujorin e parë të 2025-s, MSH-ja vlerëson se situata është nën kontroll
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me BB-në për grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
-
Për herë të parë pas 20 vjetëve, rriten rastet me tuberkuloz në botë
-
Mehmeti: 8 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë gjatë vitit 2021