Nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të saj, zyrtarë komunal dhe qytetarë kanë marshuar kundër dhunës ndaj grave, raporton KTV.
Organizatorja e protestës, Fjolla Ujkani, tha se keqqeverisja ka sjellë dukurinë e dhunës ndaj grave. Ajo ka shtuar se të drejtat e grave nuk janë favore që duhet t’u ipen sipas qejfeve të individëve të caktuar por të drejtat lindin dhe duhet të jetojnë bashkë me gratë.
I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se janë bashkuar në këtë marsh për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbatimit të ligjit veçmas në rastet e dhunës në familje dhe ndaj gruas.
“Gratë përbëjnë 50% të popullsisë në vendin tonë dhe ne nuk mund të sillemi të pavëmendshëm ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Sot jemi bërë bashkë me drejtuesit e komunës në këtë marsh vetëdijësues për të mbrojtur gruan”, tha Tahiri.
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
Dy raste të dhunës në familje, një i dyshuar në kërkim, dy lirohen në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunë
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave