Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku sqaroi sot procedurat për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës. Ministrja tha se rruga nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë përpara se të bëhet autostrada me pagesë.
Balluku deklaroi se “nuk bëhet thjeshtë për zgjerim të autostradës, por për përmirësim të të gjitha kushteve".
Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë brenda vjeshtës
-
Edhe autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë
-
Punët për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë – Durrës nisin në korrik
-
Rruga Tiranë-Durrës do të zgjerohet para se të fillojë taksa prej 2 eurove
-
SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku