Edhe pse deputetët e Listës Srpska nuk kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, disa deputetë të kësaj Liste janë paraqitur sikur të kenë qenë në seancën e sotme, njofton rtk2.
Theksohet se kartelat që deputetët i bartin më vete me rastin e evidentimit të pjesëmarrjes në seanca, gjenden në aparatura. Në kartela shihen qartë emrat e deputetëve që u përkasin.
Nga Lista Srpska të martën është kumtuar se “të gjithë deputetët e Srpska ditëve të fundit dhe javën e fundit e kishin vizituar për një kohë të shkurtër Parlamentin e Kosovës për t’u regjistruar në evidencën e të pranishmëve dhe kështu kanë penguar shumicën shqiptare që t’iu merren mandatet".
Artikuj të ngjashëm
-
Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për të mos i humbur mandatet
-
Lista Serbe mori pjesë në seancë për të mos i djegur mandatet
-
Mbi 5000 mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë
-
Lista Serbe thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare
-
Pengimi i deputetëve të Listës Serbe që të marrin pjesë në Kuvend, reagon Petkoviq