Lista Serbe ka njoftuar sot se deputetët e saj kanë marrë pjesë shkurtimisht në seancën e Kuvendit të Kosovës për t’i futur kartelat dhe për të parandaluar marrjen e mandateve parlamentare për shkaqe procedurale, veprim me të cilin e kanë plotësuar obligimin e tyre formal që të mos mungojnë në seanca më shumë se gjashtë muaj, raporton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.
“Ju njoftojmë se neve nuk na interesojnë mandatet parlamentare, por që, si bartës të vullnetit të shprehur në mënyrë demokratike nga populli serb në Kosovë, jemi të detyruar të parandalojmë që në ulëset tona të vijnë ‘serbë privatë’ të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, transmeton Koha.net.
Ata theksojnë se në këtë mënyrë kanë parandaluar përsëritjen e skenarit përmes së cilit në vend të ministrit të Bujqësisë u soll “në publik një person i panjohur pa asnjë peshë politike”.
Lista Serbe ka porositur se do të vazhdojë luftën jashtë-institucionale për realizimin e të drejtave nacionale të serbëve në Kosovë.
-
Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për të mos i humbur mandatet
-
Lista Serbe rikthehet në Kuvend vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit
-
Lista Serbe: Mund të jetë dëshirë e tyre, por ne nuk e votojmë Kurtin
-
Lista Serbe thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare
-
Pengimi i deputetëve të Listës Serbe që të marrin pjesë në Kuvend, reagon Petkoviq